Anthony Joshua ka folur në lidhje me mundësitë që ka ai për t’u ndeshur me Tyson Fury.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda u shpreh se mundësia për t’u përballur me “Gypsy King” do të thotë një motivim shtesë për të.
Gjithsesi, ai vetë shprehet se dëshiron t’i marrë gjërat me radhë, duke thënë se së pari dëshiron të fitojë ndaj ukrainasit.
“Sigurisht, është një motivim shtesë për të fituar ndaj Osyk. Nëse do të ulesha këtu dhe do të thoja ndryshe, do të gënjeja. Ai (Fury) është pensionuar, por, kushedi, ndoshta tek ai do të thotë asgjë kjo gjë. Gjithsesi, le t’ia lëmë të ardhmes këtë gjë. Pikë së pari më duhet ta përfundoj meçin ndaj Usyk”, përfundoi Joshua.
Meçi Joshua – Usyk do të zhvillohet më 20 gusht.
Përballjen e parë në mes të tyre e fitoi ukrainasi.