×
  • Sport
  • Sport

    Joshua sonte përballet me Franklin, mësohet se në sa ora pritet të fillojë meçi

    Insajderi
    01 April 2023 - 18:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anthony Joshua do të zbresë në ring sonte, kur do të përballet me Jermaine Franklin.

    33 vjeçari vjen pas dy humbjesh radhazi nga kampioni aktual botëror i peshave të rënda, Oleksandr Usyk.

    Me këtë rast, “AJ” i kishte humbur brezat e artë të versioneve ëBA, ëBO e IBF, ndërsa tash do të garojë për herë të parë në një meç që s’është i vlefshëm për kampion botëror që nga viti 2015.

    Fituesi i medaljes së artë olimpike në vitin 2012 synon të rikthehet në nivelet më të larta të boksit profesionist, aty ku qëndroi për disa vite.
    Natyrisht, ai e di që këtë të shtunë nuk guxon të mposhtet për herë të katërt në karrierë nëse dëshiron ta realizojë meçin e ëndrrave me rivalin Tyson Fury, të cilin po e presin të gjithë.

    Dueli mes Joshuas dhe Franklinit do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës. Boksierët pritet të futen në ring në ora 23:15.

    Koha e fillimit të meçit natyrisht se varet edhe nga koha se sa do të zgjasin edhe nëntë duelet tjera të kësaj nate.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark