×
  • Sport
  • Sport

    Juventus dhe Atalanta ndajnë pikët

    Insajderi
    22 January 2023 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Juventusi mori vetëm një pikë në ndeshjen e parë pas dënimit të rëndë që iu dha. Të dielën mbrëma, Juve luajti 3:3 me Atalantan. Ndeshja i takoi xhiros 19-të të Serie A.

    Juventusit të premten iu morën 15 pikë për shkak të parregullsive. Dhe fillimi i ndeshjes të së dielës po ashtu ishte negativ për skuadrën nga Torino.

    Që në minutën e katërt, Atalanta kaloi në epërsi. Ademola Lookman shënoi për 1:0. Angel Di Maria shënoi nga pika e bardhë për 1:1, në minutën e 25-të. Ndërsa Arkadiusz Milik shënoi gol tjetër për Juventusin në minutën e 34-t.

    Atalanta u përgjigj me dy gola. Joakim Maehle shënoi në minutën e 46-të për 2:2. Lookman shtoi gol tjetër në minutën e 53-të për 3:2.

    Një pikë Juventusi e siguroi me golin e Danilos të shënuar në minutën e 65-të.

    Berat Gjimshiti luajti prej minutës së 83-të për Atalantan.

    Atalanta është e pesta me 35 pikë. Juventusi është në vendin e nëntë me 23 pikë. Natyrisht pa 15 pikët që iu morën.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark