×
  • Sport
  • Sport

    Juventus thyen edhe një rekord

    Insajderi
    22 May 2016 - 08:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juventusi mposhti 1-0 Milanin duke u shpallur fitues i Kupës së Italisë për të 11-n herë dhe duke u shndërruar në ekipin e parë italian që fiton dy herë radhazi dyshen e trofeve “kampionat-kupë”. Në pjesën e parë Milani luajti më mirë por kuqezinjtë nuk arritën të gjenin rrugën e rrjetës. 45 minutat e dyta ishin më të balancuara, por rezultati nuk ndryshoi duke e çuar ndeshjen në kohën shtesë.

    Trajneri Massimiliano Allegri bën lëvizjen e duhur duke hedhur në fushë spanjollin Morata, i cili pas 120 sekondazh në lojë arrin të shënojë golin e fitores në minutën e 110-të. Milani mbetet jashtë kupave të Europës ndërsa Juventusi mbyll një 5-vjeçar të jashtëzakonshëm ku fituan plot dhjetë trofe. ( Telesport.al)

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark