Giorgio Chiellini nuk është lojtari i vetëm i Juventusit që shkon në MLS, pasi sulmuesi i ekipit të të rinjve Giacomo Vrioni thuhet se është shitur te New England Revolution.
Kapiteni i Bianconerëve, ka mbyllur kapitullin e Italisë dhe është transferuar në LAFC për një fazë të re të karrierës së tij në Major League Soccer.
Sipas gazearit të Sportitalia dhe Gazzetta dello Sport, Giovanni Albanese, veterani do të ndiqet nga Vrioni.
Besohet të jetë një marrëveshje me vlerë 3.6 milionë euro (3.8 milionë dollarë) për lojtarin e Juventusit U23.
Qendërsulmuesi 23-vjeçar sapo është kthyer nga huazimi në Austri me WSG Tirol.
I lindur në Itali, ai vendosi të luante futboll ndërkombëtar për vendin e familjes së tij, Shqipërinë dhe tashmë ka gjashtë ndeshje për ekipin e seniorëve.