×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi tenton Cavani-n dhe Gundogan-in

    Insajderi
    01 March 2016 - 14:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Juventusi nuk e ka në plan të ndalet së përforcuari. Pasi gjatë këtij edicioni u përforcua me futbollist të talentuar si Dybala, Rugani apo Zaza, tani skuadra nga Torino dëshiron të shtojë eksperiencë në skuadër me dy prurje cilësore. Edinson Cavani dhe Ilkay Gundogan janë dy objektivat e skuadrës bardhezi për afatin kalimtar të verës.

    Sulmuesi uruguaian ishte i sakrifikuari i drejtuesve për të mbajtur Ibrahimovicin, por ky i fundit ka dhënë sinjale lamtumire dhe mund të largohet gjatë verës me destinacion Amerikën.

    Diçka e tillë frenon drejtuesit e Parisit për të larguar Cavanin, por Juventusi do të provojë me të gjitha mënyrat për ta bindur sulmuesin të rikthehet në Itali.

    Ky lajm vazhdon të përforcohet akoma më shumë, pas lajmit se Ancelotti kërkon të rikthejë Mandzukiçin te Bayerni.

    E njëjta histori është edhe për mesfushorin turko-gjerman, Gyndogan. Juventusi e provoi edhe në afatin e janarit, por nuk arriti të bindte lojtarin dhe Dortmundin.

    Sulmet e ardhshme priten të jenë në afatin kalimtar të verës. Lojtari nuk është i bindur për rinovimin me gjermanët dhe kjo i jep shpresë Juventusit.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Insporti
    18 July 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark