×
  • Sport
  • Sport

    Juventusi veproi drejtë me mos transferimin e Draxlerit

    Insajderi
    11 February 2016 - 22:03

    Ka qenë një moment në verën e kaluar, kur Juventus synonte nënshkrimin yllit të atëhershëm të Schalke 04, Julian Draxler, por marrëveshja u rrëzua në ditën e fundit të afatit kalimtar, pasi “Zonja e Vjetër” i pa si të tepruara kërkesat ekonomike të gjermanit.

    Draxler përfundimisht nënshkroi me Wolfsburg-n që sapo kishte shitur Kevin de Bruynen te Manchester City dhe të gjithë tifozët e Juventusit u zhgënjyen edhe më shumë kur drejtori sportiv i Juventusit, Marotta, nënshkroi me Hernanes nga Interi.

    Mesfushori brazilian iu bashkua Juventusit për një shifër prej 11 milionë eurosh, ndërsa çmimi i Draxler ishte 36 milionë.

    Por kjo nuk është e gjitha. Agjenti i lojtarit kërkoi pesë milionë euro në vit për t’u bashkuar me bardhezinjtë, që do të thotë se klubi italian duhet të kishte investuar një shumë prej 76 milionë eurosh për të ta përmbyllur marrëveshjen me gjermanin 23-vjeçar.

    Duke parë atë që Draxler është duke bërë në Wolfsburg, vendimi i Juventusit për të hequr dorë nga ish-futbollisti i Schalkes nuk ishte aq i keq.

    23-vjeçari ka shënuar vetëm katër gola në 24 ndeshje me “Ujqërit”dhe madje edhe në qoftë se klubi i tij është në vendin e tetë në Bundesligë dhe janë eliminuar nga Kupa e Gjermanisë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark