×
  • Showbiz
  • Show

    Ka apo jo grupe brenda shtëpisë së Big Brother? Ja çfarë thonë banorët VIP

    Insajderi
    30 November 2021 - 22:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Debatet e ashpra në shtëpinë më të famshme në Shqipëri kanë bërë që banorët të mendojnë se janë të ndarë në grupe. Ditën e sotme, secili ka dhënë mendimin e tyre gjatë spektaklit live.

    Ja çfarë thonë:

    Donald: Sabiani i shkon nga mbrapa Ilirit. Nëse del i preferuari, thotë e di si funksionojnë këto gjëra, është me laps e letër. Vetëm njëherë kam gabuar unë me ty që të kam përmendur familjen që e përdore si doje.

    Iliri: E gjitha kjo u nxit nga fakti se i thashë Einxhelit që mund të jesh neutrale, por je neutral mendimi me Donaldin.

    Einxhel: Nuk jemi grupe se nuk flasim kurrë për nominime.

    Monika: Nuk ka pasur grupime, nuk i shkoj as Ilirit, as Donaldit nga mbrapa se ia kam dalë e vetme. Unë Donaldin kam pritur ta kem mik të mirë.

    Donald: Ti më the nuk ke konsideratë për ty vetëm se unë nuk ndaj të njëjtat mendime me Ilirin kur unë dhe PM luajmë gjithë ditën me ty.

    Monika: Nuk jam grup dhe kjo vërtetohet kur japim votimet dhe jam e bindur që kemi votuar ndryshe. Nëse kam një mendim të përbashkët me Ilirin, kjo nuk më bën grup.

    PM: Më shkon muhabeti me Donaldin se kemi humorin dhe bisedën e njëjtë.

    Dagz: Nuk ndikohem prej fjalëve, por prej veprave të ditëve të fundit. Çdo herë kam mohuar se Sabiani ndikohet nga Iliri. Por njëherë Sabiani mu vërsul mua prej Ilirit.

    Arjola: Më pëlqen humori i Donaldit dhe si sillet. Fakti që rri me Ilirin, Sabianin e Monikës është se më vlerësojnë kur bisedoj me ta. Për mua, respekti vjen i pari, pastaj të tjerat.

    Meridiani: Duan apo nuk duan ta pranojnë janë ndarë në grupe. Nuk e di si e konceptojnë se nuk ka asgjë të keqe. Unë jam vënë shpesh herë në siklet.

    Beatrix: Janë disa momente që edhe unë kam menduar dhe mendoj, por Meridiani nuk ka pse të jetë në siklet.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark