×
  • Showbiz
  • Show

    Ka bërë ndërhyrje estetike? Monika Lubonja zbulon të vërtetën

    Insajderi
    18 September 2024 - 17:17
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ndërhyrjet estetike janë bërë të shpeshta kohët e fundit, kryesisht ato në disa pjesë të fytyrës. Në panelet televizive kemi dëgjuar shumë të flitet për këtë temë nëse personazhet e ftuar janë pro apo kundër ndërhyrjeve estetike, por gjithmonë është një temë që merr diskutime të shumta.

    Në emisionin “Ftesë në 5”, aktorja Monika Lubonja ishte e ftuar për të folur pikërisht për ndërhyrjet estetike dhe nëse ajo vetë ka bërë apo jo.

    “Artistet dhe aktoret, do të dëshiroja mos të transformonin kurrë fytyrën e tyre. Unë nuk kam bërë as edhe një prekje në fytyrë, kam bërë vetëm shumë pak “babybotoks” në zonën rreth syve, por jo “full”. Unë përdor shumë mezoterapitë, aminat e lëkurës që i bëj shumë shpesh”, u shpreh Monika.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark