×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Ka momente që e shtrëngoj karrigen”, Konjufca tregon kur mezi mbahet që të mos futet në debate në Kuvend

    Insajderi
    08 February 2023 - 22:56

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka treguar në emisionin DPT te Fidani në T7 se kur i mungojnë më shumë pjesëmarrjet në debate parlamentare.

    Konjufca ka qenë njëri ndër deputetët që është përfshirë në shumë debate parlamentare ndër vite, por që prej marrjes së postit të ri, më shumë njihet për batuta që lëshon gjatë seancave dhe ikjes prej konfrontimeve.

    Konjufca e pranon se i mungon debati kuvendar.

    “Ka momente që e shtrëngoj karrigen”, thotë ai duke treguar edhe momentet kur i ndodh kjo.

    Ka momente kur dëgjon pretendime të pabazuara në debatin kur ka qëndrime karshi Serbisë që janë shumë pretendime të pabazuara”, shton Konjufca.

    Njëri ndër nënkryetarët e VV-së po ashtu shton se tanimë është mësuar me pozitën e re dhe i lë debatet potenciale të kalojnë.

    “Mu ka rritur imuniteti”, thotë ai me sarkazëm. 

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark