×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ka ndërruar jetë bashkëthemeluesi dhe bateristi i parë i “Slipknot”

    Insajderi
    28 July 2021 - 17:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-bateristi i grupit ‘heavy metal’, “Slipknot”, Joey Jordison, ka vdekur në moshën 46 vjeçare.

    Familja e tij ka njoftuar se ka vdekur në gjumë, ndërsa shkaku i vdekjes është ende i panjohur. Të afërmit theksuan se vdekja e tij la “një boshllëk në zemrat dhe një ndjenjë trishtimi të papërshkrueshëm”.

    Jordison ishte një nga anëtarët origjinal të “Slipknot”, i cili u formua në vitin 1995 së bashku me perkusionistin Shawn Cruhan dhe basistin Paul Grey.

    Katër vite më pas, grupi lansoi albumin që ishte shumë i suksesshëm. Ata më vonë shitën miliona kopje të albumit në të gjithë botën dhe fituan një çmim Grammy.

    “Slipknot” është i njohur për stilin e vet unik muzikor agresiv dhe maskat e tmerrit gjatë shfaqjeve.

    Jordison ishte anëtar i këtij bendi deri në vitin 2013 dhe e la atë pasi u diagnostikua me një lloj skleroze multiple.

    Ai lindi në vitin 1975 në Des Moines, Iowa dhe mori bateritë e para nga prindërit e tij kur ishte vetëm tetë vjeç. Ai u rrit me muzikë dhe iu bashkua një projekti të quajtur Pale Ones në vitin 1995 që më pas u shndërrua në “Slipknot”.

    Bateristi ka bashkëpunuar me grupe të tjera dhe ka performuar me “Metallica”, “Korn” dhe Rob Zombie.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark