×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    Ka qenë i lidhur me Olta Gixharin? Mikja e Xhonatanit thyen heshtjen: Ja kush e nxori lajmin

    Insajderi
    30 January 2023 - 14:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Që prej hyrjes së Xhonatan në shtëpinë e Big Brother VIP, në rrjet qarkulloi me shpejtësi thashethemi se mes tij dhe Olta Gixharit ka pasur një histori dashurie në të shkuarën për rreth 1 muaj. Sipas thashethemeve thuhej se romanca ka ndodhur verën e kaluar edhe pse aktorja është e martuar dhe nënë e një djali.

    Sipas lajmit të publikuar në media, kjo ka qenë dhe arsyeja që Xhonatani u nda nga e dashura e tij. Por, shoqja e Xhoanatin, Alberta Zani ka folur në emisionin “Breaking” në Top News dhe i ka shuajtur këto aludime.

    Sipas saj, lajmi është nxjerrë nga ish e dashura e Xhonatanit dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Alberta Zani e konsideroi si nivel shumë të ulët këtë dhe tha se Olta dhe Xhonatani janë njohur në emisionin “Pushime On Top”.

    “Kjo është një gjë shumë e keqe. Lajmin e ka nxjerrë ish e dashura e Xhanatin dhe nuk ka asgjë të vërtetë. Këtu ka treguar një nivel shumë të ulët. Familja e Xhonatanit me familjen e Olta kanë marrëdhënie shumë miqësore, tek biznesi i Xhonatanit ka ardhur edhe burri i Oltës. Xhonatani me Oltën janë njohur në emisionin “Pushime OnTop” me Ori Nebijajn.” tha Alberta Zani.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark