×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    “Ka shkelje serioze kushtetuese, Osmani mund të shkojë në shtëpi”, paralajmëron avokati i PDK-së

    Insajderi
    28 March 2023 - 23:27

    Nëse Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk lëviz në drejtim të dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Partia Demokratike e Kosovës do ta dërgojë atë në Gjykatën Kushtetuese, ka thënë avokati i PDK-së, Faton Fetahu. Kjo ngase, sipas tij, në rast që presidentja nuk dekreton Blerim Isufajn si kryeprokuror, atëherë ajo mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.

    “Dua ta ndaj me juve një gjë. Kam marrë autorizimin e grupit të PDK-së që nëse presidentja nuk lëviz do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, thotë ai në emisionin Pressing të T7, përcjell Insajderi.

    “Presidentja tanimë i ka dy rrugë. Deri tash nuk kishte fakte për dekretimin e Blerim Isufaj. Por thjesht u përpoq të arsyetonte se ne po sigurohemi nëse kandidatët ankues kanë shteruar mjetet. Por kjo nuk është kush. Nuk shkruan askund, pasi nuk mund të presësh 5 vjet për të kryer gjykatën Kushtetuese”.

    “Sot i ka dy zgjidhje. Ose ta dekretojë atë, pse mosdekretimin e tij, që gjithsesi është shkelje kushtetuese. Është shkelje serioze kushtetuese me të cilën presidentja shkon në shtëpi”, shtoi ai.

    “Së pari PDK ka 18 deputetë. E dini se për ta dërguar presidenten në Kushtetuese duhen 30 deputetë. Është komplekse si situatë. Nuk ka as kompetencë që tregon për mos veprimin e Presidentës. Këtu duhet të merren edhe arsye nga shtetet perëndimore“, përfundoi ai./Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark