×
  • Showbiz
  • Show

    “Ka shpëtuar. Uroj të gjejë dashurinë”, çfarë mesazhesh mori Bora për ditëlindje

    Insajderi
    14 January 2022 - 20:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u transmetua një material ekskluziv nga ditëlindja e moderatores Bora Zemani.

    Në 30-vjetorin e lindjes ajo zgjodhi të festojë me njerëz të zemrës, miq e kolegë të cilët nuk i kursyen jo vetëm urimet, por edhe këshillat që i kanë dhënë më shpesh së fundmi.

    Opinionisti i “Përputhen”, Arjan Konomi tregoi dhuratën që i kishte bërë moderatores dhe i pyetur për këshillën e fundit tha:
    “Këshilla e fundit?! I kam thënë ti ndoshta s’ e kupton, por ke shpëtuar nga shumë gjëra”

    Nëna e Borës: Jam shumë krenare për të.

    Olsa Muhameti: Të jetë kaq e lumtur dhe të gjejë dashurinë e saj. Kjo mund të jetë diçka që mund ti mungojë Borës. Do ti them, jeta sapo filloi – Olsa

    Aulona Musta: Kur kalon 30 vjeç vërtetë fillon jeta se tani do ta shijojë tamam.

    Semi Jaupaj: Mesa duket jemi përputhur me njëra-tjetrin dhe njerëzit e tretë dhe të katërt na bëjnë dëm.

    Arjan Konomi: I kam thënë ke shpëtuar nga shumë gjëra.

    Xhensila Myrtezaj: Bora ka dashurinë e saj më të madhe, Arborin. Di të them që kjo është epoka e Bora Zemanit dhe për këtë nuk ka diskutim.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark