‘Përleshja’ në mes të Giorgio Chiellinit dhe Zlatan Ibrahimovicit ka vazhduar edhe pas ndeshjes në mes të Italisë dhe Suedisë.
Pas disa kacafytjeve mes vete gjatë ndeshjes, Zlatan Ibrahimovic ka provokuar mbrojtësin italian duke i thënë se ai nuk ka asnjë problem me të, përndrysh “ai tashmë do të ishte në spital”.
Por, nuk ka vonuar përgjigja e Cheillinit, i cili duket se qëllimshëm nuk i ka kushtuar shumë vëmendje deklaratave të suedezit vetëm që në një mënyrë të dalë fitues nga e gjithë kjo situatë.
“Unë gjithmonë e kam pëlqyer Ibran. Në futboll duhet të ironizosh ndonjëherë”, ka thënë ai shkurt, njofton Gazzetta.it.
Italia e ka siguruar kualifikimin në çerekfinale, ndërsa Suedia do të duhet të fitojë ndaj Belgjikës që të shpresoj në kualifikim. /Insajderi.com