×
  • Sport
  • Sport

    Kaçe te Interi po bëhet realitet

    Insajderi
    01 March 2016 - 18:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Interi e ka në shënjestër futbollistin shqiptar të Paokut, Ergys Kaçen. Këtë e ka konfirmuar agjenti i futbollistit shqiptar në një intervistë për gazetën italiane “Gazzetta dello Sport”.

    Gjithsesi për të marrë mesfushorin shqiptar Inter-it i duhet të përballet edhe me konkurrencën e shumë klubeve të tjera evropiane.

    ” Po, konfirmoj që interesi është i vërtetë, por nuk është vetëm Interi që po e ndjek, janë dhe shumë klube të tjera evropiane. Ne kemi folur disa herë me Paok-un në lidhje me të ardhmen e djaloshit që ka një kontratë deri në qershor të 2017 me klubin.

    Përsëris, Interi është i interesuar por ka dhe klube të tjera”, deklaroi agjenti i futbollistit shqiptar për Gazzetta dello Sport, njofton Insajderi.

    Ai foli edhe për vlerën momentale në treg që ka futbollisti 22 vjecar, duke thënë që çmimi i klientit të tij sillet rreth 2 deri në 3 milionë euro.

    “Në këtë moment besoj se vërtitet rreth 2-3 milionë eurove. Paoku ka caktuar këtë cmim”, tha Kaguioulis.

    Më pas një deklaratë ku Kaguioulis konfirmon se kontaktet e para kanë nisur mes tij dhe klubit zikaltër por duhet që së pari klubet të gjejnë akord mes vete.

    “Po kemi pasur kontakte që në janar me Interin dhe janë vërtet të interesuar. Tani lojtari është i përqendruar me Paokun dhe Kombëtaren për Evropianin.

    Lojtari është shumë i lumtur për interesimin e Interit pasi është një klub shumë i madh dhe nëse dy klubet gjejnë akordin nuk do të ketë asnjë problem. Duhet të presim që të flasin dy klubet”, përfundoi agjenti i Kaçes.

    Mesfushorit shqiptar i skadon kontrata në vitin 2017 dhe nuk po pranon të rinovojë kontratën me klubin grek, dhe është në kërkim të një aventure të re evropiane.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark