Kadri Veseli në SHBA, me ftesë të Kongresit Amerikan – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kadri Veseli në SHBA, me ftesë të Kongresit Amerikan

    Insajderi
    14 July 2019 - 11:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, me ftesë të Kongresit Amerikan, ka udhëtuar sot për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Gjatë kësaj vizite në Washington, kryeparlamentari Veseli do të zhvillojë takime me përfaqësues të rëndësishëm të shtetit amerikan, senatorë, kongresistë dhe akterë të tjerë të jetës publike në SHBA.

    Sipas një komunikate të Kuvendit, në këto takime do të flitet për bashkëpunimin dhe miqësinë midis dy shteteve dhe popujve tanë, për mbështetjen e mëtejme amerikane në funksion të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës, por edhe të rritjes së kapaciteteve shtetërore të saj.

    Video: 

    Në një ngjarje të veçantë, e cila do të organizohet në Kongresin Amerikan, kryeparlamentari Veseli do të mbajë fjalim para drejtuesve të shumtë të parlamenteve nga vende të ndryshme të botës.

    Pjesë e delegacionit të kryeparlamentarit Veseli në këtë vizitë zyrtare janë edhe deputetët Mimoza Kusari-Lila dhe Avdulla Hoti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark