×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kadrijaj e quan zëdhënëse të Qeverisë deputeten e VV-së, lëshon mbledhjen e Komisionit

    Insajderi
    21 October 2021 - 13:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj e ka lëshuar mbledhjen e sotme të Komisionit për Integrim Evropian.

    Kjo pas një diskutimi që ka pasur me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje Arbëreshë Kryeziu, të cilën e ka quajtur edhe zëdhënëse të Qeverisë.

    Në këtë Komision ka raportuar ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me raportin e KE-së për Kosovën.

    Derisa me këtë rast, deputetja Kryeziu ka thënë se ka tendencë nga deputetët e opozitës që të hedhin fajin për dështimet e arsimit në ministren aktuale, derisa ka kritikuar kreun e AAK’së, Ramush Haradinaj, me ç’rast ka thënë se gjatë kohës së tij Kosova është përjashtuar nga dy organizata të rëndësishme të arsimit.

    “Ka qenë tendencë e deputetëve të opozitës me e hedh fajin për të gjitha dështimet e arsimit në ministren alektuale, ose udhëheqjen aktuale të kësaj ministrie, sidomos deputetë të partive opozitare që në të kaluarën partitë e tyre kanë pasur rastin të udhëheqin me Ministrinë e Arsimit siç është rasti i kohës kur vendi është qeverisur nga Ramush Haradinaj”, ka thënë kryeziu”, ka thënë ajo.

    Me këtë rast Kadriu ka reaguar duke i thënë se po luan rolin e zëdhënëses së Qeverisë derisa është ngritur për ta lëshuar mbledhjen.

    Kadriu i ka kërkuar Kryezit që mos ta keqpërdor pozitën e saj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark