×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kadrijaj i kundërpërgjigjet burrit të Osmanit: Do të japësh llogari, ta shohim kush e ka keqpërdorë buxhetin

    Insajderi
    25 November 2020 - 23:40
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Time Kadrijaj, i është kundërpërgjigjir Prindon Sadriut, burrit të Vjosa Osmanit, i cili paralajmëroi padi ndaj saj për shpifje.

    Deputetja e AAK-së, i ka thënë Sadriut se i kanë parë të gjitha hyrje-daljet e tij drejt Shkupit, të cilat kanë qenë të rralla dhe nuk e ka mbajtur vendin e punës për të cilin është paguar.

    “Z. Prindon Sadriu, ne i kemi parë të gjitha të dhënat për hyrje daljet e tua drejt Shkupit. Ti je paguar por nuk e ke mbajtur dhe rallë e ke vizituar vendin e punës”, ka hënë Kadrijaj në rrjetin social Facebook.

    Madje, ajo e ka paralajmëruar Sadriun se do të jap llogari para komisionit që ajo drejton.

    “E për këtë do të jepni llogari të gjithë në komisionin parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë. Ta shofim kush ka keqpërdorë buxhetin e Kosovës”, ka shkruar Kadrijaj. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark