×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kajtazi: Është ndaluar një tentim zhvatje me taksën 5 euro

    Insajderi
    22 July 2021 - 21:35
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetari dhe analisti Vehbi Kajtazi e ka cilësuar si tentim zhvatje nismën e Ministrisë së Infrastrukturës për “tiketa ngjitëse” në vlerë prej 5 euro për qytetarët, shkruan Insajderi.

    “Taska shtesë prej 5 eurove për qytetarët është thjeshtë zhvatje, dhe me këtë është ndaluar një tentim zhvatje” – deklaroi ai.

    Kajtazi këto komente i bëri në “Debat Plus”, ku prezente është Mimoza Kusari-Lila, e cila deklaroi se që nga fillimi e ka ditur që vendimi për taksën prej 5 euro ka qenë një “gabim apo nguti”.

    “E vlerësoj që ka pasur një reagim nga vet ministri Liburn Aliu. E dyta do të zbardhen dhe të priten vendimet tjera për të parë të gjitha hapat që e kanë shtyrë zëvendësministrin Durmishi për të nënshkruar  këtë marrëveshje”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark