×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kajtazi për sondazhin ku VV-ja merr 54%: Këtij rezultati po i vjen era

    Insajderi
    19 January 2021 - 23:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vehbi Kajtazi, kryeredaktori i Gazetës Insajderi, ka komentuar sondazhin e RTV Dukagjinit për zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ky sondazh që ka vendosur Lëvizjen Vetëvendosje të parën, duke fituar 54 përqind, Kajtazi është shprehur se këtij rezultati po i vjen era, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Për mu ky sondazh e kontaminon rezultatin, këtij rezultati pak i vjen era pa paragjyku kurgjo, unë kam respekt për punën e të gjithë kolegëve që kanë dal në teren por këtu duhet të ketë disa gjana që duhet mem bind për të dhënat që duhet të jenë të sakta edhe nuk janë të sakta”, ka thënë Kajtazi.

    Tutje, Kajtazi ka thënë se “Për mu ka problem ky sondazh është metodologjia dhe bindja që mund të jetë i vërtet që duke pas paraqysh që nuk mund me ndryshu qekaq radikalisht gjendja”.

    Në RTV Dukagjini është prezantuar sondazhi më i ri për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

    Sipas sondazhit të Riinvest Analytics të kërkuar nga RTV Dukagjini LVV prin me 54.1 %, e pasur nga PDK me 14.9%. LDK sipas këtij sondazhi renditet e treta me 10.3 %. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark