×
  • Sport
  • Sport / Sporti vendor

    “Kam refuzuar Suedinë dhe Shqipërinë, doja të luaja vetëm për Kosovën” – Anel Rashkaj tregon se si i qëndroi besnik Dardanëve

    Insajderi
    27 January 2024 - 11:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anel Rashkaj është rikthyer të flas për periudhën e kaluar te Kosova, por edhe për ofertat që kishte refuzuar për t’i qëndruar besnik Dardanëve.

    Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj ishte në lidhje të drejtpërdrejtë në Radio Dukagjini.

    Rashkaj në 2020 ishte tërhequr nga kombëtarja e Kosovës në futboll, po kurrë me parë nuk kishte diskutuar prapaskenat se kë kishte refuzuar për fanellën dardane.

    34-vjeçari në Radio Dukagjini ka thënë se ka refuzuar Suedinë dhe Shqipërinë për ta veshur fanellën e Kosovës.

    “Po, Shqipëria ka qenë interesuar për mua. Kur isha në moshën 17-18 vjec, kam folur dhe biseduar me Shqipërinë. Më thanë për të shkuar te U-21, kam folur edhe me Suedinë”.

    “Por në momenti që u pranua Kosova, unë mezi po e prisja dhe dëshira ime ishte e flaktë që të luaja për Kosovën. E mora këtë vendim dhe për mua ato kanë qenë momentet e paharrueshme”, tha Rashkaj.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark