×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kamberi flet për kërcënimet me vdekje: Më seriozet që kam marrë që kur kam hyrë në politikë

    Insajderi
    25 February 2023 - 22:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Që kur e kam informuar Kryetarin e Kuvendit të Serbisë për kërcënimet me vdekje, nuk ka pasurreagime nga zyrtarët shtetërorë”, ka thënë deputeti i vetëm shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi.

    Kamberi i tha të përditshmes serbe “Danas” se këto janë “kërcënimet më serioze” që i janë drejtuar atij dhe familjes së tij që kur është përfshirë në politikë, përcjell Insajderi.

    Ai thotë se ndonëse kishte marrë komente negative, nuk i kishte ndodhur kështu të merr kërcënime me vdekje.

    Kamberi thekson se “kërcënimet nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejt me praninë e tij në Zyrën Ndërlidhëse të Prishtinës në Beograd, ku u shënua përvjetori i shpalljes së pavarësisë së Kosovës”.

    Ai saktëson se ka informuar për gjithçka “vetëm kryetarin e parlamentit, por për momentin nuk ka asnjë reagim as nga ai, as nga policia”.

    Sipas tij, “profili në faqen e Facebook-ut, pas publikimit në të cilin kërcënohej me jetë, është mbyllur”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark