×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Kameramanja që u vra padashje nga aktori i Hollywoodit llogaritej si yll në ardhje

    Insajderi
    22 October 2021 - 14:39

    Një aksident fatal ndodhi gjatë një xhirimi filmi në New Mexico. Aktori Alec Baldwin qëlloi me armë dhe vrau aksidentalisht kameramanen Halyna Hutchins.

    Baldwin qëlloi padashje kameramanen ukrainase, Halyna Hutchins dhe regjisorin Joel Souza, ndërsa Hutchins vdiq pak më vonë në Spitalin Universitar Santa Fe.

    Halyna Hutchins lindi në vitin 1979 në Ukrainë dhe u rrit në një bazë ushtarake sovjetike. Ajo studioi në Universitetin e Kievit, ku u diplomua për gazetari ndërkombëtare, shkruan Indeksonline.

    Më pas ajo punoi për produksione dokumentare britanike në Evropën Lindore përpara se të vendoste të bënte filma vetë dhe të transferohej në Los Angeles.

    Në vitin 2013 ajo kreu doktoraturën atje në Konservatorin e Institutit Amerikan të Filmit. Në vitin 2019 ajo u emërua si një nga yjet e ardhshme nga revista American Cinematographer.

    Kohët e fundit ajo ka punuar si kameramane për filmin “Archenemy”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark