×
  • Sport
  • Sport

    Kamerunasit te Barça ia panë hairin Samuel Etos

    Insajderi
    12 February 2016 - 23:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Wilfred Kaptum ishte heroi i Barcelonës në “Mestalla”, kur shënoi golin që evitoi humbjen. Talenti kamerunas tregoi një potencial të jashtëzakonshëm, duke u shndërruar në yllin më të ri të akademisë së Barcelonës.

    I shpejtë, me teknikë dhe finalizim mbresëlënës, Kaptum ka arritur të konfirmojë se është kandidat potencial për ekipin e parë. 19-vjeçari është pjesë e akademisë së gjigantëve iberikë që prej vitit 2008 dhe kjo nuk është e rastësishme. Të gjithë falënderojnë një emër: Samuel Eto-n.

    Nëse Kameruni do ketë një Kombëtare cilësore dhe futbollistë me kualitet të lartë, meritën kryesore e ka pikërisht sulmuesi. Pse? Në vitin 2006, ai krijoi shoqatën “Samuel Eto”, e cila lidhi një bashkëpunim me Barcelonën, që për çdo vit do merrte minimalisht pesë lojtarë nga Kameruni në akademi.

    Të varfër, pa shumë ide taktike mbi këtë sport, të rinjtë kanë arritur të marrim një mësim të jashtëzakonshëm nga akademia më prestigjioze “La Masia”. Aty kanë dalë edhe lojtarët që sot po “sundojnë” futbollin ndërkombëtar.

    riu

    Shumë prej të rinjve kamerunas nuk arrijnë të mbijetojnë. Përshtatja me një ambient të ri, rendimenti fizik apo dëmtime të ndryshme kanë bërë që të dështojnë.

    Gjithsesi, ka prej atyre që ia kanë dalë të evidentohen dhe madje të bëhen pjesë e ekipit të parë që në moshë shumë të re. Kaptum është i fundit. Para tij ishte Dong, ndërkohë që priten shumë të tjerë.
    Një arritje prej Samuel Eto-s, por që do vazhdojë edhe për shumë vite.

    14-15-vjeçarëve u jepet mundësia të shkollohen, përveç faktit se marrin leksione futbolli. Edhe nëse arrijnë të jenë sportistë të shkëlqyer në të ardhmen, do kenë një kulturë të mjaftueshme për të gjetur një tjetër rrugë pozitive në jetë.

    Si nisi marrëveshja Në vitin 2006, Eto kishte udhëhequr Barcelonën te triumfi i Ligës së Kampioneve. Ishte lideri i ekipit dhe e shfrytëzoi në maksimum këtë rol.

    Firmosi një marrëveshje me klube, ku do sillte nga Kameruni të paktën 5 fëmijë, që do bëheshin pjesë e akademisë. Atë vit çoi portierin Adamu, mesfushorin Ateba dhe Tina Tina (kushëri i Eto-s) dhe sulmuesit Musima, Ela dhe Etoc.

    Ky i fundit arriti të “mbijetojë” prej tyre, duke u blerë edhe nga Çelsi. Sot luan në Izrael. Te katalanasit luante në sulm me Mauro Icardin.

    Në vitin pasardhës, te katalanasit erdhën mbrojtësi Bacayoko, mesfushori Enguen dhe sulmuesi Ebuele.

    Enguen i ngjiti shkallët shumë shpejt, duke u bërë para kohe pjesë e ekipit të dytë të Barcelonës.

    Samuel Eto u largua nga Barcelona në vitin 2009 në drejtim të skuadrës italiane, Inter, me të cilën po ashtu e fitoi trofeun e Champions Leagues.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark