×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kamioni e shkel për vdekje një këmbësor në Vushtrri, policia jep detaje

    Insajderi
    05 January 2024 - 18:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një person dyshohet se është goditur për vdekje nga një kamion në Maxhunaj të Vushtrrisë.

    Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili bëri të ditur se dyshohet që kamioni i përfshirë në aksident ka ikur nga vend i ngjarjes.

    Ndërsa viktima është i moshës 56 vjeç.

    “Nga informacionet e para dyshohet për aksident trafiku. Bëhet fjalë që një kamion e ka goditur një këmbësor dhe si pasojë e ka humbur jetën. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, tha Zahiti.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark