×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kamishi i jep ndihmën e parë gruas që u godit sot nga një veturë në Prishtinë

    Insajderi
    16 January 2021 - 14:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Njëra nga këmbësorët që u godit sot nga një veturë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ose siç njihet ndryshe tek aleanca, ka marr ndihmën e parë nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamishi.

    Në media janë publikuar disa foto ku shihet Kamishi duke i dhënë ndihmën e parë gruas.

    Insajderi sot gjatë ditës ka raportuar se dy persona kanë pësuar lëndime me ç’rast edhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pas një aksidenti në Prishtinë.

    Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka treguar për Gazetën Insajderi, se ky aksident ka ndodhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ose siç njihet ndryshe tek aleanca.

    “Në ora 13:00, policia është njoftuar për një aksident trafiku në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Në aksident është përfshirë një veturë dhe dy këmbësor/e. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent, të cilët kanë transportuar për në QKUK dy të lënduarit. Policia është duke bërë matjet dhe shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Bajrami. /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark