×
  • Lajme
  • Lajme

    Kancelari gjerman i përkthen në anglisht Ramës fjalimin/VIDEO

    Insajderi
    15 October 2022 - 17:26

    Gjatë kongresit të Partive Socialiste Europiane, kryeministri Edi Rama është takuar me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz.

    Gjatë fjalimit të tij në Kongres në gjuhën gjermane, kancelari gjerman në një moment ka ndaluar dhe i ka shpjeguar në anglisht kryeministrit Rama se për çfarë po fliste.

    Edi sapo thash që ne do t’u qëndrojmë pranë vendeve të Ballkanit Perëndimor.’– u shpreh Scholz në një video të publikuar nga Reporti.

    Në Berlin të Gjermanisë po mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste. Kryeministri Edi Rama së bashku me delegacionin ishin të ftuar në këtë Kongres. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi nga Bashkimi Europian që të na mbështesë në krizën energjetike dhe të mos përsërisë të njëjtën situatë si me rastin e vaksinave anti-COVID në kohën e pandemisë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark