×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i LDK-së për kryetar të Podujevës: Krijuam programin në bazë të kërkesave të qytetarëve

    Insajderi
    13 October 2021 - 23:24

    Ekrem Hyseni, kandidat i LDK’së për kryetar të Podujevës ka shpalosur programin e tij për mandatin katër vjeçar. Ai është optimist për fitore në këtë komunë.

    Hyseni thotë se ishte kërkesa e madhe e qytetarëv që e bëri që ai t’i hyjë kësaj gare.

    “Rezultati nuk mungon. Është një diçka që nuk kemi dashur me refuzu, është presioni i njerëzve”, tha ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

    Ai tha se ka krijuar një ekip të ri i cili ka punuar fortë në program.

    “Kemi bërë diçka ndryshe, kemi një konsulencë që e falënderoj shumë dhe kjo konsulencë na dha si ide që të mos kufizohemi vetëm si program që bëhet në zyrë por ta bëjmë një studim te qytetarët dhe njëkohësisht prej atij studimi ta nxjerrim programin. Jam shumë i lumtur që e kemi bërë këtë”, tha ai.

    “Kemi bërë studim të madh në Llap dhe na del një program që na e ka thjeshtësu fushatën, ne kur kemi shku te qytetari e kemi ditë se çka duan ata për çdo zonë. Ata janë ëprgjigjur se çka duan nga komuna në katër vejtët e ardhshme dhe ne e kemi kthyer në program”, shpjegoi ai.

    “Kemi bo program i cili ka qenë kërkesë e qytetarëve siç kam qenë edhe unë kërkesë e qytetarëve për të qenë kandidat”, tha Hyseni.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark