×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati i pavarur në Shqipëri merr mbështetje të madhe

    Insajderi
    14 April 2021 - 20:33
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati i pavarur për Kuvenditn e Shqipërisë, Elton Debreshi, ka marr mbështetje të madhe nga ish-ministri i Financave të Greqisë Yanis Varoufakis.

    Debreshi përmes një shkrimi në Facebook, e ka falënderuar Varoufakis për mbështetjen që i ka dhënë teksa ka thënë se zëri i përpjekjes së tyre të përbashkët nga Kuvendi i Shqipërisë, do të ketë jehonë ndërkombëtare.

    “Falenderoj per mbeshtetjen e shprehur ndaj kandidatures time te pavarur, Yanis Varoufakis, ish-Minister i Financave te Greqise gjate vitit te veshtire 2015, aktualisht kryetar i partise Mera25 ne parlamentin grek dhe bashkethemelues i levizjes mbare-evropiane Progressive International.  Zeri i perpjekjes sone te perbashket nga Kuvendi i Shqiperise do kete jehone nderkombetare nga te gjithe ata njerez te ndershem qe perpiqen te ndertojne nje shoqeri me te drejte. Se bashku, do ia dalim!”, ka shkruar ndër të tjera ai.

    Elton Debreshi në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri, garon me numrin 13.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark