×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidati nga radhët e PDK-së për KK Prishtinë shpalos opsione për punësim!

    Insajderi
    17 October 2017 - 13:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati nga radhët e PDK-së për KK Prishtinë, Kreshnik Domi thotë se mohimi i mundësisë për punësim nga qeverisja e Shpend Ahmetit dhe Vetëvendosjes në Komunën e Prishtinës.

    Dihet fakti se punësimi është një ndër temat më sfiduese në vendin tonë dhe premtimet nga qeverisja aktuale e Prishtinës jo vetëm që nuk u mbajtën për këtë 4 vite por kjo keq qeverisje u manifestua edhe me bllokim të mundësisë për punësim.

    Sipas Domti, pushteti lokal në Prishtinë, ka pasur mundësi të favorizoj bizneset e vogla në lagje të Prishtinës gjatë periudhës së kësaj qeverisje, por kjo qeverisje ka demtuar biznesin e vogel duke lënë edhe njerëz pa punë e disa familje pa ta ardhura.

    “Dëshmitë për këtë konstatim janë të shumta por me synimin që të jem sa me konkret në identifikim të problemeve dhe ofrim të zgjidhjeve sot kam identifikuar dy vende ku biznesi i vogël ka pasur mundësi të zhvillohet duke punësuar në secilën prej tyre nga 3 persona”, ka thënë Domi.

    Kioskat që po i shihni në foto janë potencial i madh pasi gjenden në pozicione shumë të mira (afër shkollës “Hasan Prishtina” dhe tjetra pranë Fakultetit Teknik) por neglizhenca dhe pa aftësia e komunës i kanë shëndrruar ato nga vende që mund të ofronin shërbim e punësim në vende të rrezikshme për shëndetin, deponi mbeturinash e objekte të shëmtuara.

    “Këto kioske do t’i kem në agjendë për aktivizim të menjëhershëm dhe të njëjtat do të ofrojnë shërbim për lagjet ku janë, vende të punës e së fundi duke i dhënë edhe një pamje më të mirë të qytetit”, ka thënë Domi.

    Sipas tij, kjo qeverisje komunale gjatë këtij mandati ka dhënë pasqyrë të keqe të qeverisjes. Andaj, qytetarët me votën e tyre të lirë duhet të ndëshkojnë punën e qeverisjes aktuale.

    “Si pjesë e Kuvendit Komunal të Prishtinës garantoj se jo vetëm që do ti identifikoj rastet të tilla por do të jem gjithmonë në shërbim të të gjitha mundësive që ndikojnë në përmirësim të kualitetit të jetës së qytetarëve të Prishtinës”, ka thënë Domi.

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark