×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kandidati që dërgoi në balotazh Ramiz Lladrovcin tregon se me kënd do të bëjë koalicion parazgjedhor

    Insajderi
    21 October 2021 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Driton Ajazi nga Demokratët për Drenasin ka arritur ta dërgoi në balotazh kandidatin  e PDK-së, Ramiz Lladrovci i cili ishte shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e 17 tetorit pa balotazh.

    Ndonëse u rendit i dyti, Ajazi ka vetëm 3 mijë e 305 vota më pak se Lladrovci i cili në zgjedhje mori 10 mijë e 134 vota.

    Por, Ajazi është shprehur i binduar që qytetarët e Drenasit e kanë ndarë tashmë mendjen për ndryshim edhe për zgjedhjet e 14 nëntorit.

    Në një prononcim për Gazetën Insajderi, Ajazi ka shtruar se koalicioni i vetëm që do të bëjë ai do të jetë me qytetarët.

    “Koalicion parazgjedhor do të bëjmë vetëm me qytetarët e Drenasit, do të shkojmë ndaras siç e kemi filluar garën, me 14 nëntor do ta materializojmë ndryshimin me votat e qytetarëve”, tha Ajazi për Insajderin.

    Ajazi është shprehur i hapur për të gjitha partitë që dëshirojnë të kontribuojnë në qeverisjen e Drenasit, ndonëse ende nuk ka kontakuar ndonjërën prej tyre.

    “Kushdo që dëshiron të kontribuoj për ndryshim në qeverisjen e Drenasit është i mirëseardhur. Deri më tani nuk kemi pasur ndonjë komunikim zyrtarë me partitë e tjera. Tashmë qytetarët e Drenasit e kanë ndarë mendjen për ndryshim”, ka shtuar me tej Ajazi.

    Njësoj sikurse Ajazi, edhe kundër kandidati i tij Ramzi Lladrovci në një përgjigje për Insajderi ka konfirmuar se koalicioni i vetëm parazgjedhor do të jetë me qytetarët e Drenasit.

    “Koalicion kam bërë dhe bëj vetëm me qytetarin, atij ia dedikoj punën time, qytetarit të komunës së Drenasit dhe mirëqenies së tij, pa dallim. Andaj, pres pa dallim votën e qytetarëve, kjo më bën edhe optimist se PDK do të angazhohet fuqimisht, por edhe pas qindra mesazheve dhe komunikimit me qytetarët se do të dalin më shumë në zgjedhje dhe se do të ma japin votën, pavarësisht bindjes politike”, ka deklaruar Lladrovci për Insajderin. /Insajderi.org

    Lexo edhe:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark