×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kandidatja e PDK-së për deputete, Adelina Grainca: Do të jem veçanërisht zëri i vajzave

    Insajderi
    24 January 2021 - 16:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidatja e PDK-së për deputete, Adelina Grainca ka mbajtur takim me të rinjtë, me të cilët ka biseduar për idetë e tyre dhe synimet e përbashkëta që ata kanë.

    Grainca me këtë rast ka theksuar se synimi kryesor i PDK-së është arsimi, dhe se kjo është dëshmuar edhe me punët që janë kryer gjatë qeverisjes së kësaj partie, përfshirë ndërtimin e shkollave, librat falas e uljen e pagesave për semestër.

    “Sidoqoftë, arsimi në Kosovë kërkon edhe më shumë punë e angazhim. Platforma jonë parasheh më shumë përpjekje për arsim më cilësor, për të nxjerrë kuadro që janë konkurentë në tregun e jashtëm”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

    Ajo është zotuar se në mandatin e saj si deputete do të angazhohet për sa më shumë lehtësime në fushën e arsimit.

    Grainca ka theksuar se qëllim i saj është nxitja e kushteve të barabarta dhe sigurimi i bursave, veçanërisht për vajzat.

    Postimi i plotë i Graincës:

    Vazhdojnë takimet me të rinj. Bashkëbisedime cilësore për problemet e tyre, për idetë e tyre dhe synimet e përbashkëta.

    Arsimi është nga prioritetet kryesore të PDK-së. Këtë e kemi dëshmuar në vazhdimësi gjatë qeverisjes sonë. Kemi ndërtuar shkolla, kemi zbritur pagesat për semestrin, kemi siguruar libra falas për shkollimin fillor dhe të mesëm, si dhe kemi siguruar lehtësira për kategoritë e ndjeshme.

    Sidoqoftë, arsimi në Kosovë kërkon edhe më shumë punë e angazhim. Platforma jonë parasheh më shumë përpjekje për arsim më cilësor, për të nxjerrë kuadro që janë konkurentë në tregun e jashtëm.

    Personalisht do të jem e përkushtuar veçanërisht për arsimin. Për më shumë lehtësime. Do të angazhohem për të siguruar bursa veçanërisht për vajzat, për t’i nxitur sa më shumë kushte të barabarta. Të gjithë mandatin tim do të jem zë i rinisë, i studentëve, e veçanërisht i vajzave.

    #PDK #enverhoxhajkryeministër #adelinagrainca99

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark