×
  • Lajme
  • Lajme

    Kandidatja më pak e votuar në Kosovë – mori vetëm 2 vota

    Insajderi
    29 June 2017 - 18:52
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Numri i madh i partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 11 qershorit ka krijuar lista me qindra kandidat të cilët ia kanë mësyer të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.

    Por shumë nga ta kanë përfunduar si mos më keq, raporton Insajderi. Kanë arritur të marrin jo më shumë se 2 ose 3 vota. Me dhjetëra nuk kanë marrë më shumë se 10 vota e qindra të tjera nuk e kanë kapërcyer numrin 50.

    Me gjithë faktin se shumica e partive minoritare kanë marrë pak vota, është një parti shqiptare e cila ka arritur të marrë aq pak vota sa disa kandidat të kësaj partie nuk e kanë kaluar numrin 2, raporton Insajderi.

    E tillë është Partia Demokratike e Unitetit. Në listën e kësaj partie vetëm dy kandidat kanë marrë vota në numër tre shifror. Të tjerët as nuk i janë afruar numrit 100.

    Por ka të tillë sikurse kandidatja Shpresona Morina që ka marrë vetëm 2 vota. Ajo është kandidatja më pak e votuar në të gjithë listat e të gjitha partive politike në të gjithë Kosovën, raporton Insajderi.

    Nga një votë më shumë se kjo kandidate kanë marrë kandidatët po nga kjo parti.

    Gentiana Berish, Mirsije Bekeri kanë marrë vetëm nga 3 vota ndërsa të tjerët kanë marrë jo më shumë se 10 vota.

    Të tjera parti që kanë dështuar në këto zgjedhje janë Partia Rome e Bashkuar, Koalicija SDA dhe Nova Demokratska Stranka ani pse kandidatët nga këto parti kanë marrë afro 50 vota secili. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark