×
  • Sport
  • Sport

    Kane: Fitorja e fundit e Arsenalit më ka lënë shije të keqe për tërë verën

    Insajderi
    17 May 2016 - 09:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sulmuesi i Tottenham, Harry Kane, ka fituar çmimin si golashënuesi më i mirë i Premier Ligës por thotë se me qejf do të jepte këtë çmim vetëm për të dalë në vendin e dytë, para rivalit lokal Arsenal.

    Kane shënoi 25 herë këtë stinor duke lënë prapa Vardyn e Leicester City dhe Agueron e Manchester City, të cilët shënuan nga 24 herë.

    Por, një humbje 5 me 1 në ditën e fundit të Premier Ligës, i mundësoi Arsenalit që përsëri të jetë para Tottenham.

    “Kjo dhemb dhe do të më lë shije të keqe për tërë verën,” ka thënë ai.  “Është e vështirë të shohësh Arsenalin të përfundoj e dyta, sepse ju e dini që kjo ka rëndësi për tifozët tanë”.

    “Kur njerëzit besojnë se ata kanë pasur një stinor të keq, dhe se ne kemi pasur një të mirë, dhe në fund ata përfundojë më lart se ne, kjo është e vështirë”,” ka thënë ai, njofton Goal.com

    Arsenal dhe Tottenham kanë një rivalitet të vjetër mes tyre.

    Tifozët e Arsenalit e priten me kënaqësi faktin se do të përfundojjnë në vendin e dytë, para Tottenham./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark