×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Kanë ndërhy për t’i ulur pikët”, Komuna e Skenderajt punëson kushërirën e Lushtakut, lë anash asamblistin e VV-së

    Insajderi
    28 February 2023 - 14:43

    Komuna e Skenderajt ka përzgjedhur kushërirën e nënkryetarit të kësaj komune, Sami Lushtaku për pozitën mësimdhënëse. Në këtë konkurs kandidat ishte edhe asamblisti i VV-së në Skenderaj, Hysni Mehani i cili thotë se në vlerësim kishte ndikim politik, shkruan Insajderi.

    Egzona Lushtaku, ka dalur e para në listën e publikuar nga komuna. Gazeta Insajderi ka mësuar se ajo është kushërira e Sami Lushtakut.

    I dyti në listë ishte asamblisti i LVV-së në Skenderaj, Hysni Mehani i cili nuk u pranua nga Drejtoria e Arsimit.

    Egzona Lushtaku nga ky muaj është mësuese e Filozofisë në gjimnazin “Hamëz Jashari” në Skenderaj.

    A ndikuan bindjet politike në përzgjedhje?

    Asamblisti i VV-së, Hysni Mehani në një përgjigje për Gazetën Insajderi tha se e kishte pritur që bindjet politike do të ndikojnë në përzgjedhje.

    Mehani tregoi se nuk i është lejuar ta shoh testin pas publikimit të rezultateve, kjo bëri që ai të dyshoj se i janë ulur pikët qëllimisht.

    Po, kam konkurruar. E kam ditë që nuk më pranojnë për shkak të bindjeve politike. Pas daljes së rezultatit kam shkuar në DKA me e pa testin siç thuhej në njoftimin e komunës, nuk ma kanë dhënë as kopje e as nuk më kanë lejuar me pa testin. Me shumë gjasë kanë ndërhyrë në të për të më ulur pikët. Nëse unë nuk e kisha kaluar testin, pse kishin nevojë të mos më lejonin me pa testin?”, tha ai.

    Teksa i quajti servilë të Lushtakut ata që e testuan duke thënë se vetë ai ka përgaditjen e duhur për pozitën që nuk u përzgjodh.

    Mesatarja ime është 9.0 dhe në temë diplome jam notuar me 10. Pra, vlerësim për mua e kanë dhënë profesorët e Universitetit Publik “Hasan Prishtina”. Kam përfunduar Master ndërsa mua më merrnin në test servilët e Sami Lushtakut, i cili zor se e ka të kryer shkollën fillore. Nuk më brengosin padrejtësitë ndaj meje. Kam qenë i vetëdijshëm për këtë gjë. E kam të njohur logjikën se si funksionon pushteti në Skënderaj, ku njerëzit i suberdinohen me vende pune e bukën e gojës. Jam në Lëvizje për të luftuar këtë logjikë dhe nuk i kam problem padrejtësitë ndaj meje. Kam parashtruar ankesë! Mbiemrin e ka Lushtaku, por nuk e di afërsinë mes tyre“, përfundoi Mehani.

    Gazeta Insajderi lidhur me këtë ka provuar që të marrë edhe një përgjigje nga Komuna e Skenderajt por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark