×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kapen 107 kg drogë në kamionin me targa të Serbisë në terminalin doganor në Prishtinë

    Insajderi
    30 January 2023 - 09:36

    Policia e Kosovës ka sekuestruar 107 kilogramë marihuanë.

    Kështu ka njoftuar Policia nëpërmjet komunikate.

    Sipas Policisë droga është gjetur në një kamion “Iveco”, me targa të huaja që e drejtonte një shtetas i Serbisë.

    “Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më datë 29.01.2023, në orën 22:40, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor, ka ndaluar një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë nën dyshimin për substancë narkotike.”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

    Policia ka njoftuar se aksioni është kryer në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës.

    “Gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë. Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë.”, ka njoftuar Policia.

    Në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë.

    “Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme , në veçanti me abuzuesit e substancave narkotike.”, ka njoftuar Policia.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark