×
  • Showbiz
  • Show

    Kapen ‘mat’ Getinjo dhe Ana, klipi i këngës ‘Je e vetmja dashuri’ i vjedhur

    Insajderi
    06 February 2023 - 16:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Reperi Getinjo dhe këngëtarja Ana Kabashi, pas daljes nga Big Brother VIP Kosova, erdhen me projektin e titulluar ‘Je e vetmja dashuri’, këngë kjo e cila mori zemrat e njerëzve ende pa u publikuar, shkruan Insajderi.

    Këngë kjo që është duke u pëlqyer mjaft shumë, madje duke marrë 966,017 klikime vetëm për dy ditë.

    Por që, ndodhi një e papritur pas publikimit të këngës së plotë. Doli se videoklipi është kopjuar, shkruan Insajderi.

    Klipi ku shfaqen Getinjo dhe Ana janë të ngjashme me skenat e Eminem dhe Rihanna’s, te kënga “Love The Way You Lie”, e cila ishte publikuar 12 vite më parë.

    Më poshtë shihni disa detaje të skenave të cilat po bëjnë bujë në rrjetet sociale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark