×
  • Lajme
  • Lajme

    Kapet arsenal armësh në Veri – Insajderi sjell detajet e fundit

    Insajderi
    14 June 2024 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aksion i Policisë së Kosovës është duke u zhvilluar aktualisht në veri të vendit.

    Aty është kapur një arsenal i armëve.

    Kjo u konfirmua në një bisedë për Insajderi nga zv.drejtori i Policisë për Mitrovicën e Veriut, Veton Elshani.

    Ai deklaroi se ende nuk mund të flas për sasinë e armëve që janë gjetur në aksion të Policisë, deri në verifikim të tërësishëm të tyre.

    “Po është e vërtetë. Kemi aksion në disa pjesë. Ka gjetje të armëve, por që për sasinë e tyre dhe për detaje të tjera mund të flasim më vonë, për shkak që ende nuk i kemi verifikuar”, tha Elshani për Gazeta Insajderi.

    Aksione të ngjashme në katër komunat veriore ka pasur edhe në të kaluarën.

    Gjatë ditës së djeshme sasi e madhe armësh u gjet në Zubin Potok, ku u arrestua një person.

    Gazeta Insajderi do ju mbajë të informuar me detajet e këtij aksioni.

    /Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark