Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore në përballje me Izraelin, të dielën, në stadiumin “Fadil Vokrri”, me rezultat 1:0.
Kjo është fitorja e dytë radhazi e Dardanëve në kuadër të Grupit I për Euro 2024, por e para në shtëpi në këtë cikël kualifikues.
Kapiteni i Izraelit, Eli Dasa është ankuar në gjendjen e fushës së “Fadil Vokrri”.
“Shumë dëshpëruese. Kemi dashur shumë që të fitojmë, por është vetëm një nga katër ndeshjet dhe ende kemi shanse. Do të mbajmë kokën lartë dhe do të besojmë se mund t’ia dalim”, ka thënë ai për mediat Izraelite.
“Nuk mbaj mend një fushë të tillë. Nuk i është përshtatur stilit tonë të lojës dhe i përshtatet më shumë kundërshtarit. Nuk është arsyetim, nuk është fundi. Duhet të shohim para, nuk është fundi. Kushtet nuk na lejuan të luajmë lojën tonë dhe jemi futuar në lojën e pasimeve të gjata”.
Kjo ndeshje ishte paraparë të zhvillohej në tetor, por u shty shkaku i situatës në Lindjen e Mesme. Kosova pati paraqitje shumë të mirë në një terren tejet të rënduar për lojë si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut gjatë tërë ditës.
Kosova dy ndeshjet e fundit të këtij cikli kualifikues i zhvillon kundër Zvicrës, më 18 nëntor në Bazel dhe kundër Bjellorusisë, më 21 nëntor në “Fadil Vokrri”. /Lajmi.net/