×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kapja e drogës dhe arratisja e Nexhait Qerimit, Insajderi sjell detaje e pamje të reja

    Insajderi
    11 February 2022 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas hetimeve disa mujore, Policia e Kosovës ka ndërrmarr një aksion në fshatin Konushefc të Podujevës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Polica kishte arritur ta ndalte veturën me të cilën transportohej droga. Ndërsa katër të dyshuarit ia drejtuan armët e zjarrit policëve. Por që tre prej tyre arritën  t’i ikin policisë.

    Në përpjekje për të ikur, ata kanë lënduar një zyrtar policor. Pas shkrepjes me armë nga policët, vetura ishte ndalur, por që të dyshuarit kishin ikur në këmbë.

    Siç është raportuar gjatë ditës së djeshme (e enjte), në veturën me targa të Gjermanisë janë gjetur 91 kilogram e 548 gram.

    Me vendim të gjyqtarës së rastit janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve por që nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.

    Policia ka konfiskuar katër vetura: Audi A8 me targa të Gjermanisë, Golf IV me targa të Austrisë, BMW me targa vendore dhe WV Lupo me targa vendore.

    Tashmë është arrestuar një nga të dyshuarit Fehmi Mustafa, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë gjenden në arrati.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark