×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Kaq gjoba u shqiptuan për tejkalim shpejtësie në autostradën “Arben Xhaferi”

    Insajderi
    21 March 2023 - 17:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Policia, për më pak se tri orë, nga 9 e 30 deri në 12, ka shqiptuar 20 gjoba për shoferët që tejkaluan shpejtësinë në autostradën “Arben Xhaferi”.

    Sipas policisë, disa nga shoferët, në zonën me shpejtësi të lëvizjes 120 km/h, u kapen duke vozitur mbi 220 km/h, andaj u gjobitën me nga 300 euro, 3 pika negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të automjetit.

    “Njësia për Kontroll të Autostradave në vazhdim të implementimit të planeve operative me datën 21.03.2023 nga ora 09:30 deri 12:00 ka realizuar kontroll të shtuar në matjen e shpejtësisë së lëvizjes së automjeteve në autostradën “Arben Xhaferi”, me ç’rast ka shqiptuar 20 gjoba për tejkalim shpejtësie, ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 120 km/h janë identifikuar shoferë duke drejtuar mjetet me shpejtësi 223 km/h dhe 236 km/h, të njëjtit janë gjobitur me nga 300€, 3 pikë negative dhe 3 muaj i është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik”, thuhet në njoftimin e policisë.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    25 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark