×
  • LifeStyle
  • LifeStyle

    Kaq mijë dollarë kushtojnë këto këpucë të shkatërruara të ‘’Balenciaga’’

    Insajderi
    11 May 2022 - 15:15

    Balenciaga ka hedhur një linjë të çudtishme të këpucëve.

    Edhe pse janë ‘’krijim i ri’’ ato duken tërësisht të vjetra dhe të shkatërruara.

    Dailymail shkruan se shtëpia franceze e modës, e njohur me A-listë si Kim Kardashian dhe Justin Bieber, ka nxjerrë një gamë të re të këpucëve ‘të shkatërruara plotësisht’, të mbuluara me vrima dhe shenja gërvishtjeje.

    Versionet e shkatërruara plotësisht vijnë në të zezë, të bardhë ose kafe dhe janë të mbushura me vrima nëpër anët e pambukut, sipër dhe mbrapa. Emri i markës së gjigantit të modës është ngjitur në anën e shputave për t’u dukur si grafiti i stilolapsit. Dhe për ironi, Balenciaga thotë se nëse ndoten, thjesht ‘fshijini me një leckë të butë’.

    “Paris Sneaks” ose ndryshe atletet e Parisit janë prodhuar vetëm 100 palë, çmimi i të cilave është 1850 dollarë.

    Këto atlete të markës së “Balenciagës që mbas daljes së parë kanë shkaktuar reagime të menjëherëshme në rrjete sociale.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark