×
  • Lajme
  • Lajme / Shqipëri/Rajon

    Kaq mijë euro fiton kamionistia shqiptare, punon 5 ditë në javë

    Insajderi
    30 November 2022 - 09:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kamionistia shqiptare që jeton në Itali, Bianka Dervishi është shprehur se rroga bazë që marrin është 2300 euro.

    E ftuar në emisionin ‘Good Morning Albanians’ në Euronews Albania, Dervishi theksoi se rroga mund t’i shkojë edhe 4 mijë euro pasi ka dhe kamionin e vet.

    Ndër të tjera ajo theksoi se punon vetëm 5 ditë në javë.

    “Unë kamionin e kam timin. Rroga bazë për një kamionist është 2300 euro po kur e ke kamionin tënd mund të shkojë deri në 4 mijë euro. Punoj 5 ditë, nga e hëna deri në të premten. Për mua paga është e kënaqshme”- tha ajo.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark