×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kaq para kanë tërhequr nga Trusti ministrat dhe deputetët e Kurtit

    Insajderi
    25 May 2022 - 22:32

    Deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu, ka treguar se sa para kanë hequr ministrat dhe deputetët që vijnë nga Vetëvendosje. Ai tha se nëse lihen të lirë për të vendosur, deputetët e partisë së kryeministrit Albin Kurtit do të votonin pro.

    “Nëse deputetët lihen të lirë me votu, projektligji për Trustin kalon. Nëse nuk ka presion mbi ta, jam i bindur se projektligji kalon”, tha Haxhiu në emisionin Pressing në T7

    “I kemi pasur do veprime, në kuptimin, jo fort të logjikshme prej disa ministrave që kanë votuar kundër projektligjit në Qeveri dhe disa deputetëve që vetë i kanë marrë paret e Trustit”, tha Haxhiu.

    “Nëse me lejon t’i lexoj emrat se kush i ka marrë paratë”, tha Haxhiu dhe shpjegoi kush dhe sa para kanë marrë.

    “Prej ministrave që kanë marrë para në Trust, Albulena Haxhiu ka tërhequr 2390 euro, Liburn Aliu 2658, Faton Peci 980 euro, Adnan Rrustemi ka tërhequr 2084 euro, Arjeta Rexhepi i ka marrë 1200 euro, Visar Korenica 1762 euro dhe Jeta Statovci që sot votoi kundër në komision i ka marrë 480 euro”, tha Haxhiu.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark