×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kaq qytetarë aplikuan për 6 milionë të subvencionimit të efiçencës së energjisë

    Insajderi
    13 October 2022 - 09:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Thirrja publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët, e hapur më 6 tetor sot është mbyllur përkohësisht për aplikim pasi sipas Ministrisë së Ekonomisë, numri i aplikimeve ka shteruar buxhetin e paraparë për këtë thirrje.

    Ky kalkulim është bërë duke u bazuar në kriterin që secili subvencion do të jetë me çmimin maksimal të lejuar, ndërsa thirrja do të rihapet me mjetet e mbetura pasi të shqyrtohen aplikimet e para nga Komisioni Vlerësues për shqyrtimin e aplikacioneve për subvencionim”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

    Në kuadër të thirrjes publike për subvencionim të efiçiencës së energjisë për qytetarët ju njoftojmë se numri total i aplikuesve për fazën e parë është pesëmijë e 992, ndërkaq për të dytën është 218.

    Numri i aplikuesve, të cilët janë në kategorinë e mbështetjes së skemës së asistencës sociale, është 275.

    Shifra e arritur nga aplikimet është 6,000,020.00 euro.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark