×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kaq shumë ka shpenzuar rrymë Kosova në këtë vit

    Insajderi
    13 May 2021 - 20:31

    Konsumi i energjisë elektrike është rritur për 13 % në Kosovë për tre muajt e parë të vitit 2021.

    Kështu thuhet në raportin “Bilanci i Energjisë TM1 2021”, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

    “Në tremujorin e parë të vitit 2021, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1,510.6 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2020), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 13.52 %”, thuhet në raport.

    Tutje aty ceket se në këtë periudhë, Kosova ka eksportuar 422.6 GWh energji elektrike kurse ka importuar 918.3 GWh.

    Ndërsa, sasia bruto e energjisë elektrike e prodhuar ne Termocentrale është 1655.1 GWh, kurse në hidrocentrale është rreth 85.6 GWh.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark