×
  • Showbiz
  • Show / Showbiz

    “Karaktere të tilla janë vjellje”, banorët komentojnë Semin dhe Donaldin

    Insajderi
    26 October 2021 - 14:46

    Iliri ka rikthyer në vëmendje për disa prej banorëve debatin mes tij, Semit dhe Donaldit.

    Ai është shprehur i shqetësuar për fjalorin dhe akuzat e bëra nga dyshja ndaj disa prej banorëve të tjerë.

    ‘’Për mua çfarë nuk tha, për Ardititn, për Monikën, për Palomën. Gjithësesi më bëri mirë si periudhë pasi arrita të njoh fytyrën e vërtetë të dikujt që e konsideroja shok’’, tha Iliri.

    Balerini u shpreh se ka konstantuar që dyshja kanë nisur një lojë, e cila sipas tij nuk është etike.

    ‘’Kur bëhen votimet e të preferuarve, ata të dy zgjedhin Kledin. Pse nuk votojnë njëri-tjetrin? Sepse duan që të afrojnë sa më shumë persona’’, shtoi Iliri.

    Paloma nga ana tjetër aprovoi argumentin e Ilirit teksa shtoi, “Tipa të tillë si ata të dy në jetën e përditshme unë i mbaj larg. Për mua karaktere të tilla janë vjellje”.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark