×
  • Sport
  • Sport

    Karateistët kosovar nuk morën pjesë në garë, Kryetari i Federatës Evropiane të Karatesë fajëson Qeverinë

    Insajderi
    27 March 2023 - 10:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ditë më parë përfaqësuesit e Kosovës në garën e karatesë ani pse kishin udhëtuar deri në qytetin Guadalajara për të garuar, ishin kthyer mbrapshta pasi nuk i ishte lejuar që të konkurrojnë me flamurin e Kosovës.

    Në lidhje me këtë çështje, kryetari i Federatës Evropiane të Karatesë, Antonio Espinos e ka fajsuar Qeverinë e Kosovës.

    “Federata evropiane e bëri të pamundurën për të siguruar që garuesit nga Kosova t’i gjejnë kushtet më të mira për të marrë pjesë në evenimentin e Guadalajaras, bëmë me 48 delegacionet tjera nga mbarë Evropa, për të marrë pjesë në turneun e javës që shkoi”, ka deklaruar Espinós për “insidethegames”.

    “Sidoqoftë, ne u informuam nga përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës se ata kishin marrë udhëzime nga Qeveria e tyre që ta tërhiqnin pjesëmarrjen e tyre nga kjo garë, sapo kishin arritur këtu dhe ishin në Guadalajara me pjesën tjetër të delegacioneve pjesëmarrëse në Kampionat Evropian”, shtoi Espinós.

    “Ne e konsiderojmë si të papranueshme përzierjen e agjendave politike në sport dhe shpresojmë që garuesit të mund ta praktikojnë sportin e tyre të lirë nga çdo presion i politikës nga Qeveritë e tyre”, ka thënë ai për insidethegames, përcjell Insajderi.

    Karateistët kosovarë e kishin bojkotuar edhe Kampionatin Evropian për kadetë dhe për U-21 në qytetin e Qipros, Larnaca, pasi atyre iu kërkua që të garonin nën një flamur të improvizuar të Federatës Kosovare të Karatesë.

    Gjithashtu, edhe Donjeta Sadiku e hodhi poshtë mundësinë e pjesëmarrjes në Kampionatin Botëror të boksit në New Delhi të Indisë pasi asaj iu ndalua përdorimi i simboleve shtetërore./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark