×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Kartela udhëtimi falas nga “Trafiku Urban” për gazetarët ukrainas dhe afganë

    Insajderi
    22 May 2023 - 16:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Gazetarët ukrainas dhe afganë të strehuar në Kosovë, nga sot deri në fund të vitit 2023, do të udhëtojnë falas në të gjitha linjat e “Trafikut Urban” në Prishtinë.

    Këtë vendim e ka miratuar Komuna e Prishtinës, me kërkesën e paraqitur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, për të pajisur me kartela 18 gazetarë të strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë – Kosovë”.

    Kartelat e udhëtimit ia ka dorëzuar sot drejtoreshës ekzekutive të AGK-së, Getoarbë Mulliqi-Bojaj, dhe kreshefit ekzekutiv i ndërmarrjes publike “Trafiku Urban”, Burim Maraj.

    Gazetarët janë strehuar në Kosovë në kuadër të programit Journalists in Residence – Kosovo, i cili është iniciuar nga European Centre for Press and Media Freedom ECPMF, e mbështetet financiarisht nga Qeveria e Kosovës, Misioni i OSBE-së në Kosovë, si dhe iniciativa Hannah Arendt.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark